Qendra MINBER

Shpërndaj:
Ditën e shtunë, më datë 11/04/2026, Qendra Minber në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim, organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare “Në gjurmët e trashëgimisë: Dijetarët Shqiptarë të periudhës osmane”. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin një sërë akademikësh dhe personalitetesh të tjera. Konferenca “Në gjurmët e Trashëgimisë” u fokusua më së pari te kontributi i dijetarëve shqiptarë dhe tek qasjet e tyre lidhur me sfidat e kohës. Në këtë kuadër, u prezantuan një numër punimesh akademike që synonin të trajtonin veprimtarinë e dijetarëve shqiptarë të periudhës osmane. Periudha osmane përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë, andaj është e rëndësishme që ajo të trajtohet me objektivitet dhe saktësi shkencore. Konferenca e sotme ishte një kontribut modest në këtë drejtim. Shpresojmë që kjo konferencë të shërbejë si një ogur për vazhdimësi dhe reflektime të mëtejshme.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit!

Artikuj të ngjashëm