Qendra MINBER

Shpërndaj:

 

Qendra për Hulumtime MINBER, pati kënaqësinë të presë në zyrat e saj delegacionin nga Kryesia për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) të Turqisë.
Pasi j’u uroi mirëseardhjen, Drejtori i qendrës Minber, Ferid Piku, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj kryesisë së YTB-së për mbështetjen dhe bursimin e qindra studentëve shqiptarë, të cilëve u është mundësuar arsimimi i lartë dhe cilësor në universitetet më prestigjioze të Turqisë. Ai vuri në dukje se ky investim është një pasuri e vyer, ndërsa theksoi se të rinjtë e diplomuar në Turqi kryejnë një rol kyç, një lloj ure miqësie, e cila duhet të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve kulturore, ekonomike e vëllazërore mes dy vendeve tona. Nisur nga kjo frymë bashkëpunimi, delegacioni i YTB-së theksoi mbështetjen për Qendrën MINBER në kuadër të projekteve në fushën e kërkimit shkencor, botimeve akademike, dokumentimit të trashëgimisë historike, si dhe mbështetjen për studiuesit e rinj me anë të projekteve të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm