Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TİKA, z. Yahya COŞKUN, i shoqëruar nga Koordinatori i TİKA’s në Tiranë, z. Mustafa ATA, vizituan Qendrën për Hulumtime MINBER. Në këtë takim ata u mirëpritën nga Drejtori i Qendrës Minber Dr. Ferid Piku. z. COŞKUN u njoh nga afër me aktivitetet dhe projektet e qendrës, duke vlerësuar projektet shkencore dhe kulturore të realizuara nga Minber. Në këtë kuadër, ai u shpreh se të tilla projekte kanë një rëndësi të veçantë si për pasurimin e referencave akademike ashtu edhe për forcimin e lidhjeve historiko-kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë. Duke përshëndetur punën e deritanishme, z. COŞKUN shprehu gjithashtu vullnetin për vijimin e mbështetjes në aktivitetet dhe projektet shkencore që pritet të realizohen nga qendra Minber.
