Qendra MINBER

Shpërndaj:
Qendra Minber, në bashkëpunim me agjencinë Turke TIKA, organizon konferencën shkencore “Në gjurmët e Trashëgimisë: Dijetarët Shqiptarë të Periudhës Osmane”.
Kjo konferencë vjen si një nevojë për të hedhur dritë në një prej periudhave më të rëndësishme të historisë sonë. Shqiptarët kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë osmane, qoftë në aspektin politik, qoftë në atë kulturor. Reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, përfaqëson një hap themelor në rindërtimin e arkitekturës së trashëgimisë shqiptare. Vetëm duke e njohur në plotësinë e saj këtë periudhë, ekziston mundësia që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha dhe të ekuilibruara me botën përreth nesh. Në këtë kontekst, konferenca shërben si një gur kilometrik për përkufizimin e studimeve dhe projeksioneve të së ardhmes.
Vendi: Xhamia e Namazgjasë, Salla e Konferencave
Data: 11 prill, 2026
Ora: 09:00

Artikuj të ngjashëm