Më 26 shtator 2024, Dr. Ferid Piku, kryetar i Qendrës MINBER, realizoi një vizitë në Bashkësinë Islame të Malit të Zi. Ai u prit nga kryetari H. Rifat Fejziç dhe zv.kryetari H. Omer Kajoshaj, gjithashtu drejtori i shoqatës Horizonti. Takimi u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit mes Qendrës MINBER dhe Bashkësisë Islame të Malit të Zi.
Rifat Fejziç theksoi nevojën për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të ndarë përvoja mes dy institucioneve, duke e vlerësuar Shqipërinë si një faktor të rëndësishëm në ekulibrat e çështjeve fetare në rajon. Në përgjigje, Dr. Piku paraqiti objektivat e Qendrës MINBER, e cila përqendrohet në promovimin e edukimit dhe zhvillimin e kapaciteteve brenda diskursit fetar.
Të dy palët shprehën optimizëm për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit, duke u angazhuar për organizimin e trajnimeve, botimeve dhe aktiviteteve edukative. Këto iniciativa do të kontribuojnë në përmirësimin e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve të kuadrove fetarë në vend, duke forcuar lidhjet midis besimtarëve dhe promovuar vlerat e larta islame