Kryetari i qendrës MINBER, Dr. Ferid Piku mikpriti myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytarin për vizitë pranë ambienteve të qendrës. Kjo vizite u realizua si shenjë vlerësimi për bashkëpunimin në trajnimin 5-ditor në Stamboll ku morën pjesë dy imamë të myftinisë Shkodër. Përgjatë bisedës, u theksua rëndësia e shtimit të aktiviteteve shkencore, tryezave intelektuale dhe trajnimeve për imamët dhe hatibët e vendit, në kuadër të rritjes së cilësisë së ligjërimit fetar ku të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme.