Në këtë takim Prof. Ahmet Alibasic në cilësinë e kryetarit të Qendrës për Studime të Avancuara (CNS), shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e Dr. Ferid Pikut dhe interesin për bashkëpunimin me Qendrën për Hulumtime MINBER si institucione simotra në Ballkan.
Gjithashtu Prof. Alibasic edhe me cilësinë e tij si Profesor dhe zv. Dekan i Fakultetit të studimeve Islame në Sarajevë, diskutoi për rëndësinë e madhe që ka angazhimi në projekte të përbashkëta për të krijuar një diskurs të duhur të fomimit teologjik në Ballkan.
Nga ana e tij Dr. Ferid Piku vlerësoi punën me vlerë të intelektualëve fetarë të Bosnjës dhe kontributin e tyre në fushat akademike fetare dhe jo vetëm. Nga të dyja palët u shpreh interes për krijimin e urave dhe mundësive për programe studimore dhe kërkimore të përbashkëta