Drejtori i Qendrës Minber Dr. Ferid Piku mori pjesë në sipoziumin e organizuar nga Fondacionit “İslam Alimleri Vakfı” dhe me mbështetjen e Prefekturës së Edirnesë, Universitetit Trakya dhe Fondacionit “Mimar Sinan”, në qytetin historik të Edirnesë u zhvillua simpoziumi me titullin “Kendi Gök Kubbemiz”.
Në këtë simpozium morën pjesë një numër i madh personalitetesh fetare islame nga vendet e ndryshme të Ballkanit dhe nga qytete të ndryshme të Turqisë.
Në takim u paraqitën kumtesa shkencore dhe u shkëmbyen ide për shumë çështje si nga shërbimet fetare e deri te aktivitetet sociale dhe kulturore. Gjithashtu u theksua se vëllazëria historike mes popujve të Ballakanit dhe Anadollit është element plotësues për gjeografinë e përbashkët emocionale.
U këshillua se dijetarët dhe udhëheqësit e opinionit publik duhet që të zhvillojnë politika brenda kornizës së vëllazërisë islame dhe ndërgjegjësimit të ummetit, dhe duhet të fokusohen në studime që do të sigurojnë unitet dhe solidaritet politik, ekonomik dhe social në afat të gjatë.