Objektivat
01
Promovimi i vlerave universale të besimit islam dhe përpjekja për t’i bërë ato sa më të prekshme në funksion të zhvillimeve sociale të shoqërisë shqiptare.
02
Nxitja e një ligjërimi publik ku promovohen harmonia fetare, bashkëpunimi dhe synimi në vlerat e përbashkëta midis besimeve fetare dhe individëve të shoqërisë shqiptare.
03
Promovimi i personaliteteve islame dhe kontributit të tyre në fusha e periudha historike të ndryshme.
04
Rritja e kapaciteteve profesionale të kuadrove fetarë, studentëve e akademikëve në fusha të ndryshme të fesë, ligjërimit fetar, kulturës dhe qytetërimit islam.
05
Hartimi i referencave shkencore nëpërmjet realizimit të studimeve, raporteve dhe dokumenteve të tjera mbi trashëgiminë kombëtare intelektuale, kulturore, fetare dhe mbi zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë shqiptare.
06
Monitorimi dhe reagimi publik në kuadër të përhapjes dhe mbrojtjes së vlerave kulturore, historike, sociale dhe intelektualo-shpirtërore të shoqërisë shqiptare.