Të premten më datë 26.12.2025, Qendra Minber organizoi në ambientet e saj një takim me ftuesin e njohur turk Mehmet Fatih Çıtlak. Tema që u trajtua ishte “Njohja e Njeriut”. Në bisedën e tij, ligjëruesi i mirënjohur u fokusua në rëndësinë e njohjes së njeriut si një krijesë që bashkon mendimin, arsyetimin dhe ndjenjën, duke e vënë theksin te harmonia mes ligjeve të universit dhe ligjeve hyjnore të shapllura nga Zoti. Sakaq, ai u ndal edhe tek Tasavufi, duke e konsideruar një disiplinë qendrore e cila lartëson figurën e njeriut përmes edukimit të emocionit, etikës dhe urtësisë, bazuar tek morali i lartë profetik si modeli i lavdëruar nga vetë Zoti. Përmes kësaj qasjeje, Çıtlak nënvizoi se komunikimi fetar që u drejtohet zemrave dhe emocioneve është rruga më efektive për të afruar njerezit me bukurinë autentike të fesë, duke e bërë pranimin e mesazhit hyjnor më të natyrshëm dhe më të ndjeshëm.