Qendra Minber organizoi aktivitetin e radhës me të ftuar Dr. Nuridin Ahmeti. Tema e aktivitetit ishte “Prijësit Fetarë Myslimanë dhe Zhvillimet Historike”. Në fjalën e tij, Dr. Ahmeti u ndal tek disa momente kyçe të historisë sonë kombëtare, duke hedhur dritë mbi rolin që kanë luajtur prijësit fetarë myslimanë. Në vazhdë të kësaj ideje, ai nënvizoi rolin vendimtar që kanë luajtur prijësit fetarë myslimanë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Pjesëmarrja e tyre në Lidhje, tregon shqetësimin lidhur me problemet e kohës. Poashtu, një moment tjetër kyç ishte edhe Lidhja e Pejës, e cila synonte të mbante gjallë frymen e Lidhjes së Prizrenit. Edhe këtu, drejtues u zgjodh dikush I cili vinte nga radhët e krerëve fetarë myslimanë, I cili kishte qenë edhe delegat I Lidhjes së Prizrenit, Haxhi Zeka. Nisur nga këto zhvillime shumë të rëndësishme për popullin shqiptar, Dr. Ahmeti theksoi rëndësinë dhe rolin që duhet të luajnë në të gjitha aktualitetet prijësit dhe kuadrot fetarë. Angazhimi I tyre me aktualitetin mbetet I një rëndësie parësore.