Qendra MINBER

Shpërndaj:

Drejtori i Qendrës MINBER Dr. Ferid Piku mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Vakëfi Te Shqiptarët: Histori – Trashëgimi – Perspektivë”, organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame. Në këtë konferencë dyditore, e cila mblodhi mbi 50 studiues nga trojet shqiptare dhe rajoni, si dhe përfaqësues të lartë institucionalë nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti, u prezantuan një sërë temash rreth konceptit të “vakëfit”. Temat e trajtuara përfshinë dimensionin social, ekonomik dhe kulturor të vakëfit, si dhe rolin e tij bamirës. Ndër të tjera u diskutua edhe funksioni i tij në ngritjen e shumë qyteteve dhe institucioneve në trojet shqiptare. Drejtori i Qendrës MINBER Dr. Ferid Piku, me kumtesën “Vakëfet Shqiptare: kontributi i tyre në formimin e dijetarëve”, vuri në pah rolin themelor që vakëfet kanë luajtur në trojet shqiptare në formimin dhe edukimin e shumë dijetarëve, hoxhallarëve dhe kuadrit fetar në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm