Qendra MINBER

Konferenca “Arsimi i lartë Islam në Ballkan – Perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit”

Home » Konferenca “Arsimi i lartë Islam në Ballkan – Perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit”
Shpërndaj:
Kryetari i Qendrës MINBER mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temën “Arsimi i lartë Islam në Ballkan – Perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit”, organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Shkencë e Bashkësisë Islame, Rijaset dhe Fakulteti i Shkencave Islame të Universitetit të Sarajevës. Qëllimi i këtij takimi shkencor ishte shkëmbimi i përvojave rreth organizimit dhe funksionimit të arsimit të lartë Islam në Ballkan. Konferenca ofroi mundësinë për njohjen e planeve dhe programeve të studimit, mësimdhënies, si dhe përmirësimin e tyre, duke inkurajuar bashkëpunimin mes institucional dhe shkëmbimin mes profesorëve dhe studentëve. Gjatë seancave, u prezantuan fakultetet e shkencave islame sipas departamenteve dhe u ofrua një pasqyrë e studimit të disa disiplinave në fakultete dhe institute të ndryshme. U diskutuan gjithashtu sfidat e përballura dhe perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen. Në takim morën pjesë studiues, profesorë dhe drejtues nga Fakulteti i Shkencave Islame të Universitetit të Sarajevës, Fakulteti i Pedagogjisë Islame në Zenicë, Fakulteti i Pedagogjisë Islame në Bihac, Fakulteti i Studimeve Islame në Novi Pazar, Fakulteti i Shkencave Islame në Prishtinë, Instituti i Lartë Islamik në Sofje, si dhe përfaqësues të universiteteve partnere nga Republika e Turqisë dhe studiues të disiplinave islame nga Shqipëria.

Artikuj të ngjashëm