Qendra MINBER

Shpërndaj:

 

Qendra MINBER e përfaqësuar nga drejtori dr.Ferid Piku, mori pjesë në takimin e 2-të të Dijetarëve të Ballkanit, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve të Islamit, nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë dhe me mbështetjen e Platformës së Bashkëpunimit të Qyteteve të Ballkanit. Nën moton “Kupola Jonë e Përbashkët”, dhe me synim forcimin e lidhjeve historike, shpirtërore dhe kulturore të rajonit, në takim morën pjesë kryetarë të bashkësive Islame, myfti, akademikë, studiues dhe opinionbërës nga Turqia dhe veçanërisht Ballkani. Kjo platformë trajtoi çështje të rëndësishme, si zhvillimet e fundit në Gaza, shkëmbimi i ideve për shërbimet fetare, ruajtja e strukturës familjare dhe uniteti i myslimanëve. Në sesionet e zhvilluara, u theksua nevoja për tu angazhuar në mënyrë aktive kundër projekteve që synojnë familjen dhe gjeneratat e reja, si dhe u v’u në dukje nevoja për të forcuar dinamikën shpirtërore me qëllim ruajtjen dhe forcimin e vlerave të përbashkëta. Në fund të takimit, dr.Ferid Piku dha një intervistë për Anadolu Agency, ku shprehu rëndësinë dhe rolin që luan kjo platformë për forcimin e lidhjeve historike dhe vëllazërore, si dhe mundësitë që ofron për bashkëpunime të ndryshme.

 

Artikuj të ngjashëm