Drejtori I Qendrës Minber, Dr. Ferid Piku, merr pjesë në takimin e 2-të të Dijetarëve të Ballkanit

Qendra MINBER e përfaqësuar nga drejtori dr.Ferid Piku, mori pjesë në takimin e 2-të të Dijetarëve të Ballkanit, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve të Islamit, nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë dhe me mbështetjen e Platformës së Bashkëpunimit të Qyteteve të Ballkanit. Nën moton “Kupola Jonë e Përbashkët”, dhe me synim forcimin e lidhjeve […]
Qendra Minber organizoi aktivitetin e radhës me të ftuar Dr. Nuridin Ahmeti

Qendra Minber organizoi aktivitetin e radhës me të ftuar Dr. Nuridin Ahmeti. Tema e aktivitetit ishte “Prijësit Fetarë Myslimanë dhe Zhvillimet Historike”. Në fjalën e tij, Dr. Ahmeti u ndal tek disa momente kyçe të historisë sonë kombëtare, duke hedhur dritë mbi rolin që kanë luajtur prijësit fetarë myslimanë. Në vazhdë të kësaj ideje, ai […]
Qendra Minber dhe Fondacioni i Studimeve Ballkanike nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Dr. Sevba Abdula, Drejtor i Fondacionit të Studimeve Ballkanike, dhe Dr. Ferid Piku, Drejtor i Qendrës Kërkimore Minber, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Tiranë, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Ky memorandum synon kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, rritjen e ndërveprimit mes studiuesve dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në fusha […]
Seminari: “Islami, Ftesë, Urtësi dhe Unitet”

Qendra MINBER organizon seminarin me temën: “Islami, Ftesë, Urtësi dhe Unitet”, me prezencën e ish Kryetarit të çështjeve fetare në Turqi Prof. Dr. Mehmet GÖRMEZ. Në fjalën e hapjes dhe mirëseardhjes Drejtori i Qendrës MINBER, Dr. Ferid PIKU, falenderoi Prof. Mehmet GÖRMEZ për pranimin e ftesës dhe vlerësoi prezencën e hoxhallarëve dhe intelektualëve të ndryshëm. […]
Simpoziumi “Kendi Gök Kubbemiz”

Drejtori i Qendrës Minber Dr. Ferid Piku mori pjesë në sipoziumin e organizuar nga Fondacionit “İslam Alimleri Vakfı” dhe me mbështetjen e Prefekturës së Edirnesë, Universitetit Trakya dhe Fondacionit “Mimar Sinan”, në qytetin historik të Edirnesë u zhvillua simpoziumi me titullin “Kendi Gök Kubbemiz”. Në këtë simpozium morën pjesë një numër i madh personalitetesh fetare […]
Konferenca “Arsimi i lartë Islam në Ballkan – Perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit”

Kryetari i Qendrës MINBER mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temën “Arsimi i lartë Islam në Ballkan – Perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit”, organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Shkencë e Bashkësisë Islame, Rijaset dhe Fakulteti i Shkencave Islame të Universitetit të Sarajevës. Qëllimi i këtij takimi shkencor ishte shkëmbimi i përvojave rreth organizimit dhe […]
Takim me kryetarin e qendrës CNS, Prof. Dr. Ahmet Alibasic

Në këtë takim Prof. Ahmet Alibasic në cilësinë e kryetarit të Qendrës për Studime të Avancuara (CNS), shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e Dr. Ferid Pikut dhe interesin për bashkëpunimin me Qendrën për Hulumtime MINBER si institucione simotra në Ballkan. Gjithashtu Prof. Alibasic edhe me cilësinë e tij si Profesor dhe zv. Dekan i […]
Vizita në Bashkësinë Islame të Malit të Zi

Më 26 shtator 2024, Dr. Ferid Piku, kryetar i Qendrës MINBER, realizoi një vizitë në Bashkësinë Islame të Malit të Zi. Ai u prit nga kryetari H. Rifat Fejziç dhe zv.kryetari H. Omer Kajoshaj, gjithashtu drejtori i shoqatës Horizonti. Takimi u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit mes Qendrës MINBER dhe Bashkësisë Islame të Malit të […]
Seminar “Qasja Bashkohore Ndaj Traditës Profetike”

Qendra Minber, në bashkëpunim me Myftininë Shkodër dhe Institutin Konak organizuan seminarin “Qasja Bashkëkohore Ndaj Traditës Profetike” gjatë së cilës u promovua dhe libri me të njëjtin titull. I ftuar kryesor në këtë seminar ishte autori i librit “Qasja Bashkëkohore Ndaj Traditës Profetike” Dr. Jonathan Brown, i cili gjatë fjalës së tij fillimisht citoi rëndësinë […]
Takim bashkëpunimi me Qendrën ISAM (Qendra për Studime Islame dhe Shoqërore) në Stamboll

Gjatë trajnimit 5 ditor me hoxhallarë shqiptarë, të realizuar nga qendra MINBER në Stamboll, grupi pjesëmarrës në trajnim vizituan qendrën ISAM (Qendra për Studime Islame dhe Shoqërore). Përveç vizitës së ambienteve të qendrës dhe bibliotekës së pasur që zotëron, biseda u fokusua në Enciklopedinë Islame të botuar nga qendra ISAM. Kjo enciklopedi cila përmban 45 […]