Takim me përfaqësuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë (UMAD) në Tiranë
Home » Takim me përfaqësuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë (UMAD) në Tiranë
Takim me përfaqësuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë (UMAD) në Tiranë
Në kuadër të vizitës zyrtare të UMAD (Shoqata Ndërkombëtare e Dijetarëve Muslimanë) në Ballkan në qershor 2022, qendra “MINBER” mikpriti delegacionin e UMAD-it dhe organizoi një seminar të hapur me hoxhallarë dhe ftues vendas. Në këtë takim u fol, ndër të tjera, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy organizatave në të ardhmen, e cila u konkretizua pas disa muajsh me vizitën e qendrës MINBER në qendrën e UMAD-it në Stamboll. Gjatë këtyre takimeve UMAD shprehu dëshirën që angazhimet e tyre në Shqipëri të bëhen përmes qendrës MINBER.