Qendra MINBER

Misioni

Të kontribuojë në përmirësimin e nivelit të ligjërimit publik fetar, të hulumtimeve islame dhe në mbështetjen e kapaciteteve të kuadrove, studiuesve dhe hulumtuesve shkencorë.

Rreth Nesh

Qendra MINBER lindi si përgjigje ndaj sfidave aktuale
përsa i përket ligjërimit dhe mendimit islam në vend,
si dëshirë për t’i shërbyer kësaj kauze, dhe përgjigje
ndaj nevojave kritike aktuale të kuadrove fetarë në
vend. 

Objektivat

01  

Promovimi i vlerave universale të besimit islam dhe përpjekja për  t’i bërë ato sa më të prekshme në funksion të zhvillimeve sociale të shoqërisë shqiptare.

02 

Nxitja e një ligjërimi publik ku promovohen harmonia fetare, bashkëpunimi dhe synimi në vlerat e përbashkëta midis besimeve fetare dhe individëve të shoqërisë shqiptare.

03 

Promovimi i personaliteteve islame dhe kontributit të tyre në fusha e periudha historike të ndryshme.

04 

Rritja e kapaciteteve profesionale të kuadrove fetarë, studentëve e akademikëve në fusha të ndryshme të fesë, ligjërimit fetar, kulturës dhe qytetërimit islam.

05 

Hartimi i referencave shkencore nëpërmjet realizimit të studimeve, raporteve dhe dokumenteve të tjera mbi trashëgiminë kombëtare intelektuale, kulturore, fetare dhe mbi zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë shqiptare.

06 

Monitorimi dhe reagimi publik në kuadër të përhapjes dhe mbrojtjes së vlerave kulturore, historike, sociale dhe intelektualo-shpirtërore të shoqërisë shqiptare.

Dërgo Ide, Pyetje ose Kërkesë

Nëse keni pyetje, sugjerime, ose dëshironi të bashkëpunoni me ne, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Ekipi ynë është i gatshëm të dëgjojë nga ju dhe të përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.

MESAZHI JUAJ

Kontakte

Email

qendraminber@gmail.com

Adresa

Rruga Punëtorët e Rilindjes, Pallati nr.2, shkalla nr.1, ap. 4, Tiranë

Social Media